Protesta e pedagogëve, Kovaçi: Nëse nuk dëgjohemi, nuk ka variant tjetër do hyjmë në grevë urie

AKTUALITET


Protesta e pedagogëve ka vijuar dhe këtë të premte. Një ditë më parë u paralajmërua se bojkoti i procesit mësimor do të vijojë, ndërsa sot, Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi tha para mediave se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen ata mund të përshkallëzojnë protestën, duke mos përjashtuar dhe kalimin në grevë urie, të cilën e quajti si “faza e fundit”.

Po ashtu, ditën e hënë, më 31 tetor në orën 11:00 pedagogët kanë njoftuar se do të mbajnë protestë kombëtare para korpusit universitar.


“ Greva e urisë është kërkesa e disa sindikalistëve, personalisht nuk e kam shprehur këtë dëshirë, por mund të shkojmë deri në këtë fazë nëse nuk ka përgjigje nga qeveria. Duke qenë në këto kushte kur nuk ka pasur reagim deri tani, erdhëm në fazën e një bojkoti të deritanishëm, dhe tani i kemi dërguar kërkesë qeverisë, të krijojë urën e komunikimit. Nuk duam të përdorim variantin e fundit, atë të grevës, por mund të përdoret për të ushtruar presionin e duhur mbi autoritetet për të reaguar në mënyrë konstruktive dhe ta kuptojnë rëndësinë e këtij bojkoti”, u shpreh Kovaçi.

Kovaçi tha se që rritja e pagës duhe të jetë jo vetëm për pedagogët, por dhe për ndihmës stafit akademik.




Skip to toolbar