Protesta ndaj Nobel, mjekja kthen çmimin pas 30 vitesh

AKTUALITET


Dhënia e çmimit Nobel për letërsinë shkrimtarit austriak Peter Handke, i njohur si mbështetës i Millosheviçit, ka shkaktuar një polemikë të madhe dhe zemërim publik, ndërkohë që të shumtë ishin pjesëmarrësit që organizuan protesta në Suedi kundër këtij vendimi të Akademisë së Nobelit. Protestat spontane, përpara ceremonisë zyrtare të ndarjes së çmimeve, u mbajtën para Qendrës Memoriale Potocari në Srebrenica, dhe më vonë në kryeqytetin Suedez, Stokholm.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u bojkotua nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqipëria dhe Turqia.


Madje mjekja suedeze Christina Doctare ka kthyer mbrapsht çmimin Nobel të fituar në vitin 1988.

Doctare  kujtoi luftërat në Ballkan, nga të cilat raportoi dhe tregoi krimet që kanë ndodhur.  Ajo foli për trupat e masakruar e  qindra e mijëra të vrarëve nga Millosheviçi.

 “Për sa kohë që unë jetoj, unë do të dëshmoj se e vërteta e një lufte të tmerrshme nuk do të ekuilibrohet kurrë,” shtoi ajo.

Edhe Shqiptar Oseku, poet dhe anëtar i rrjetit suedezo-shqiptar ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm në manifestimin kundër vendimit të akademisë suedeze për të nderuar me çmimin Nobel shkrimtarin Peter Handke.  Poeti shqiptaro-suedez Shqiptar Oseku dha një mesazh prekës në manifestimin që u mbajt në Suedi teksa kujtoi masakrat e bëra në Kosovë nga Serbia.




Skip to toolbar