Protesta masive në Izrael për lirimin e pengjeve dhe zgjedhje të reja

BOTA


Mijëra demonstrues protestuan në Izrael të shtunën, duke kërkuar një marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Rripin e Gazës, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Tel Aviv, protestuesit mbanin slogane të tilla si “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, duke iu referuar kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilin shumë izraelitë e fajësojnë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë rreth 1200 njerëz.


Turmat demonstruan gjithashtu në Haifa, Beer Sheva dhe jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare. Familjarët akuzuan qeverinë Netanyahu se nuk ka bërë sa duhet për të arritur një marrëveshje.

Gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor, 105 pengje u liruan në këmbim të 240 palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.




Skip to toolbar