Protestat pas vrasjes së Klodian Rashës, Çuçi në interpelancë

AKTUALITET


Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka folur sot në seancën plenare pas kërkesës së një grupi deputetësh të opozitës parlamentare të cilët i kërkuan interpelancë kryeministrit Edi Rama për disa çështje, prej tyre dhe të dhënat për protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha.

Çuçi tha se pas asaj ngjarjeje të rëndë Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit u përballën me tubime dhe protesta të dhunshme. Ai tha se protestuesit ishin të moshave të ndryshme duke nisur nga 12 vjeç. Ai deklaroi se nuk ka pasur dhunim të të miturve.


“Në total janë 46 punonjës policie të dëmtuar gjatë protestave, 8 policë të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, 2 të Policisë së Shkodrës dhe pjesa tjetër punonjës të FNSH. Procedime penale për tubim të paligjshëm janë 578 persona, 97 të arrestuar, të mitur nga 14-18 vjeç, 4 persona. Proceduar në gjendje të lirë 470 persona, në kërkim 8 persona. Nga mosha 14-17 janë 215 persona të proceduar. Mbi 16 vjec 5 persona”, tha Çuçi ndër të tjera.

25-vjeçari Klodian Rasha u vra në Tiranë nga një efektiv i Policisë së Shtetit më 8 dhjetor 2020. Vrasja e 25 vjeçarit shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri dhe protesta në disa qytete.




Skip to toolbar