Protestat, Vuçiç nuk tërhiqet/ Presidenti serb: Nuk ka qeveri tranzitore

AKTUALITET


Ne Serbi nuk do te kete qeveri tranzitore.

Kjo eshte fjala e fundit e presidentti serb Aleksander Vuçiç pas trazirave te mbremjes se te henes perpara radio televizionit serb dhe paralajmerimit per protesta masive te shtunen e 15 marsit.

Sipas Vuçiç ky do te ishte fundi i nje Serbie modern duke i derguar nje mesazh edhe studenteve.

Besoj se një qeveri tranzitore do të ishte vdekja e Serbisë, fundi i një Serbie moderne, të suksesshme dhe të begatë. Dhe të jem i sinqertë, besoj se do të nënkuptonte kthim në pushtet pa zgjedhje dhe pa vullnetin e popullit te atyre që jane e keqja me e madhe e vendit tone.

Njerezit jane te ngopur me dhune, me ata qe i bllokojne rruget apo shkollat.
I bej thirrje te rinjve dhe çdo qytetari te ketij vendi te mos marrin pjese ne akte dhune, dhe ne do te bejme gjithcka per te mbrojtur institucionet.

Presidenti i Serbisë deklaroj gjithashtu se tubimi i 15 marsit eshte i paligjshëm për shkak se nuk është raportuar në organet kompetent duke paralajmeruar arrestime.

Ne kemi shtet. Është e pamundur të shmangim dhunën. Do t’i lëmë të gjithë të shohin se kush e shkakton dhunën, me pas do te arrestojme rebelet. Kushdo që hedh një gur ose një bombë tymuese ndaj institucioneve te ketij vendi do të ndiqet penalisht.

Vuçiç insiston se të gjitha kërkesat e studentëve janë plotësuar prej kohësh, ndersa nje kunderproteste eshte paralajmeruar me 28 dhe 29 mars nga ate qe Vuçiç e quajti tubimi me i madh  liridashes i te gjithe koherave ne vend.

Mbremjen e se henes ne Beograd pati trazira, ku grupe studentësh bllokuan selinë e televizionit public, ndersa parlajmeruan se aksioni do të vazhdojë për 22 orë.



Skip to toolbar