Protestë për … lirimin e tij/ Pas vendimi të Kushtetueses Berisha thërret mbështetësit në shesh

Më të fundit


Pa kaluar as 24 orë prej vendimit për të, të Gjykatës Kushtetuese, Sali Berisha në mënyrë të beftë njoftoi hapin e tij të radhës, si kundërpërgjigje ndaj gjykatës. Në vetëm 3 ditë Berisha nga arresti shtëpiak do të organizojë demokratët në protestë.

Protestë kombëtare më 26 nëntor.

Më parë berisha ka protestuar para gjykatës së lartë dhe spak e pritet të shihet nëse në skenarin e tij, të organizimit të protestës për 3 ditë, do të përfshihet dhe Kushtetuesja, ndaj së cilës ai rëndoi sulmin këtë të premte, duke i vendosur shenjën e barazimit me Porkurorinë e Posacme.

Asnjë diskutim që ka kombinim. Sepse gjykata është në varësi të Spakut, që i kontrollon dhe shpërndan foto e materiale për ta. Pra, këta janë një trupë, një korporatë kriminale që kontrollohen nga krimi dhe Edi Rama.

Sipas Berishës, gjqytarët kushtetues, që anuan më shumë nga spak se nga ai, kur i vlerësuan të ligjshme dy masat ndaj tij, pa autorizimin e Kuvendit më parë, u bën pjesë e puvit kushtetues.

“Ku kanë Kushtetutë këta? Këta janë çeta e gjokës. Këta janë bashkëpunëtorë në krime. Pëllumb Gjoka u thotë atyre tani, ndryshojeni pak, hiqni ato Encrochatet se dua të dal i lirë të mbledh vota në Velipojë dhe ata janë gati. Pra, ky është një sistem që nuk zbaton asnjë normë, asnjë standard, asgjë ligj.

Mes 8-tetësh që gjykoi cështjen e tij, Berisha vecoi gjyqtaren Marsia Xhaferllarin, që ai më parë kërkoi ta përjashtoi nga gjykimi.

Kulmon me mostërheqjen e gjykatëses edhe ajo me 2 apo 3 mbiemra, apo një mbiemër, e cila voton për propozimin e partnerit të vet. Kërkova dorëheqjen e partneres së Enkelejd Alibeaj, meqenëse ai kishte bërë një raport të veçantë kundër meje, raport natyrisht siç ja kishte detyruar Edi Rama dhe Ulsi Manja që i mban të shoqen në ministri në punë, shumë mirë, nuk kam ndonjë kundërshtim, por natyrisht e ka një tregueshmëri kjo.

Pavarsisht këtij sulmi, Gjykata Kushtetuese në vijim do të gjykojë dhe anikimin e dytë që ka dorëzuar Berisha, atë të masës shtrënguese që e mban në izolim, atë të arrestit shtëpiak.



Skip to toolbar