PS 83 mandate, PD bie në 50/ Balla: Diaspora, votë historike në dobi të rrugës europiane të Shqipërisë

Më të fundit


Në një intervistë në “Real Story” në ABC News Taulant Balla u shpreh se nga rezultatet e deritanishme shihet qartë një fitore e thellë e PS.

Gjithashtu Balla vlerësoi edhe mbështetjen e Diasporës, duke thënë se kanë dhënë një kontribut të madh në dobi të rrugës europiane të Shqipërisë.

“Ka qenë një përpjekje shumë vjeçare për t’ia arritur kësaj dite. Më vjen mirë që e gjithë vëmendja që tanimë është mbyllur numërimi për votat në vend dhe është fokusuar për votat jashtë vendit. Mund të ndodhin ndryshime. Është një e vërtetë, ku PS është fituese. Në vlerësimin tim dhe projeksionet që bën ekipi im është një përqindje që do konsolidohet. Dua të falënderoj Diasporën për këtë votë historike në dobi të rrugës europiane të Shqipërisë”, tha ai.



Skip to toolbar