PS cakton kandidatët/ Zgjedhjet e pjesshme lokale, pritet zyrtarizimi nga kryesia

Më të fundit


Edi Rama do të mbledhë në orën 18:00 kryesinë e Partisë Socialiste për të zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Përvec Ogerta Manastirliut, e cila tashme e ka nisur fushaten në kryeqytet, socialistët do të miratojnë edhe emrat e kandidatëve për pesë bashkitë e tjera. Kështu, socialistët do të tentojnë të mbajnë drejtimin e Beratit me  Ervin Cecen, I cili aktualisht mban postin e nënkryetarit të Bashkisë. Në Cerrik PS do të garojë me Florenc Dokën, kryetarin e komanduar të Bashkisë.

Propozimi I socialistëve të Matit është Altin Bojni, I cili aktualisht mban postin e drejtorit te shëndetit publik ndërsa për bashkinë e Tepelenës mësohet se socialistët do të kandidojnë Gramoz Sako, ish kreun e gardës së republikës. Ndërsa ende nuk ka një emer për Vlorën.

Më zyrtarizimin e këtyre emrave në seli, PS, do të nisë edhe fushatën për këtë bashki. Ndërsa Tirana është disa hapa para. Pak ditë më parë Rama propozoi takime të vogla me qytetarët ndërsa ka kërkuar angazhim në kryeqytet për një diferencë më të thellë votash se në 11 maj. Në 11 maj diferenca e votave mes Ps dhe Pd ishte 57 mijë, ndërsa në vendoret e 2023, 59 mijë.



Skip to toolbar