PS deklaratë zyrtare për zgjedhjet: Vendosni vetë për Shqipërinë që dëshironi, vota juaj është e rëndësishme

Më të fundit


Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe, njëkohësisht edhe kandidate për deputete në listën e hapur të PS në Tiranë, në një deklaratë për media, u bëri thirrje qytetarve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Ajo tha se vota e tyre në këto zgjedhje është shumë e rëndësishme.

“Të dashur qytetarë. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, tha ajo.



Skip to toolbar