PS dhe “dhjami” i pushtetit, Bie alarmi tek Rama: Zgjohuni sa nuk është vonë

Më të fundit


Edi Rama nuk është i qetë me pushtetin që po administron. Edhe pse ka përballë një opozitë të përcarë, dhe kontrolli i qeverisjes qëndrore dhe asaj lokale, duken si një komoditet i madh, kryeministri nuk reflekton rehati.

Mbrëmjën e kësaj të mërkurë kryesocialisti thirri deputetët të cilëve ju foli për dhjamin e pushtetit dhe ju kërkoi të veprojnë sa janë në kohë.


 “Mos jemi trashur ca si shumë nga pushteti? Jemi bërë të gjithë më nga pak kolesterol. Duhet të lëvizni se kjo mund të na kthehet kundër. Duhet të luftojmë për cdo votë për Partinë Socialiste në këshillat bashkiakë. Ky është mesazh për vitin 2025.”

Disa deputetë kishin shprehur ambicie për të kandiduar në Krujë apo në Vlorë, por Edi Rama jua ka mbyllur derën. Atyre që i thanë se baza e partisë mund të mos mirëpresë kandidatë që vijnë nga jashtë, Edi Rama tha se do të zbriste vetë në terren.

 “Ka këtu njerëz që me dy vjet deputetë duan të bëhen kryetarë bashkie. Në Vlorë, do vij vetë të flas me partinë dhe do tu shpjegoj arsyet e kandidatit që do të zgjedhim. Por ai nuk do të jetë deputet”.Emri më i përfolur së fundmi për tu kandiduar në Vlorë është ai i diplomatit Ermal Dredha, ndërsa vetëm dy deputetë pritet të lënë mandatin për 14 majin: Benet Beci për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.




Skip to toolbar