Për deputetin social, Petro Koçi, listat e hapura duhet të bëheshin sipas një formule që identifikon më të mirët në 4 vite politikbërje.
Sipas tij, ky sistem do të krijonte një luftë të brendshme dhe një konflikt interesi mes anëtarëve të Partisë.
“Gjykimi kryesor duhet të ishte mbi performaën e grupit parlamentar, e cila ka mbajtur peshën e ligjbërjes dhe mbështetjes së qeverisë. Kjo mund të ishte një formulë që identifikonte më të mirën në 4 vite që nuk kanë qenë të lehta, djegie karrigesh, sfida të natyrës fizike. Duhet të nisej nga kontributet në parlament.
Një 30- she e këtij grupi duhej të rikonfigurohej. Në listat e hapura duhet të jetë gjithë grupi parlamentar, janë 180 kandidatura. 27 është numri total i mandateve në Tiranë. Tani është gjetur një formulë që kush ka më shumë se një mandat, futet te lista e hapur. Kjo ka vështirësi sepse PS supozojmë se fiton 20 mandate, 12 janë tek e mbyllura. Mbesin 8, do të jenë 2-3 femra, atëherë janë 5 vende burrash. Do jetë një luftë e brendshme, kam qenë kundër këtij sistemi. Do krijonte një konflikt interesi, do mësonte elektoratin të mashtrojë. Ky model që është pranuar nga PS, mendoj që në këtë sistem kontraversal sepse lista e hapur është një maxhoritar brenda partisë.
Si forumlë është gjetur formula më e thjeshtë sepse ata që e bëjnë listën e kanë këtë vështirësi.”