PS fitoi Shkodrën, Rama nis sot turin e falenderimeve nga kryeqendra e veriut

AKTUALITET


Ashtu siç paralajmëroi pas rezultatit të zgjedhjeve 14 Majit, kryeministri Edi Rama do të nisë ditën e sotme një tur falenderimesh. Dhe kjo do të ndodhë nga Shkodra, aty ku Partia Socialiste mori një fitore historike pasi për herë të parë do të drejtojë këtë bashki.

Mediat raportojnë se rreth orës 16:00 Kryeministri Edi Rama do të ketë një takim me qytetarët në kryeqendrën e veriut.


Mësohet se paraprakisht Rma ka parashikuar të bëjë disa vizita dhe takime që në fakt i ngjasojnë një axhende elektorale. Më pas, kreu i qeverisë do ta vazhdojë turin e tij në disa qytete të tjera kryesore.

Burime bëjnë me dije se Rama do të zhvillojë një vizitë në Muzeun e Krimeve të Komunizmit si dhe do të takojë këshilltarët socialistë të zgjedhur të dielën e kaluar. Më pas vendin e kanë edhe disa takime me karakter sportiv.

Në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Socialiste mori shumicën dërrmuese të bashkive, duke triumfuar në 53 të tilla. Në Shkodër, kryetari i ri i bashkisë do të jetë Benet Beci




Skip to toolbar