“PS forcë dominuese falë energjisë së saj të brendshme”, Klosi: Ia ka dalë që në çdo garë, të shtojë mandatet

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, deklaroi në emisionin “Real Story” në ABC News se mbi 104 mijë anëtarë janë aktivë brenda strukturave të PS-së, duke e konsideruar këtë si një tregues të fuqisë dhe organizimit të partisë.

Ai theksoi se energjia dhe përfshirja e bazës janë arsye kyçe pse PS ka arritur të fitojë katër mandate radhazi dhe aktualisht qeveris 51 nga 60 bashkitë në vend.

Sipas Klosit, Partia Socialiste mbetet një forcë e hapur dhe progresive, ku figura të konsoliduara garojnë përkrah të rinjve, duke e bërë konkurrencën të gjallë dhe rezultatin të suksesshëm. “104 mijë janë aktivë në PS. Në fushatën që ne bëmë janë këta njerëz që japin shpirt në këtë parti japin kontribut. Punojnë për këtë parti, një pjesë e tyre janë në qeverisje, ashtu sikurse nuk është e thënë që të gjithë ata që janë në qeveri të jenë pjesë e PS. 

Është kjo parti ama që ka arritur të fitojë mandatin e katërt dhe të qeverisë 51 nga 60 bashki të vendit. Ia ka dalë që në çdo garë të saj, të shtojë mandatet. PS është një parti e hapur elektorale. Elementë shumë të fortë të kësaj partie pranuan që të garonin në listë të hapur në mënyrë të barabartë me të rinjtë dhe ia dolën që të tregonin veten. 

Pra është energjia e brendshme e kësaj partie, që na bën të jemi më të fortë. Nuk fitojmë ne se ata janë të dobët, ata duken shumë të dobët sepse ne jemi shumë të2 fortë. PS 34 është një parti që ka qenë gjithmonë progresive në vend”, tha Klosi.



Skip to toolbar