Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, kandidati i PS në Tiranë, Toni Gogu u shpreh se gara brenda PS forcon partinë.
Gjatë intervistës, ai tha se të gjitha numrat flasin qartë për një ekonomi në rritje dhe me një performancë të lavdërueshme.
Gjithashtu u shpreh se turizmi tani është kthyer në motorin e zhvillimit dhe siç tha ai kjo falë punës së vazhdueshme.“Unë nuk jam politolog, jam një jurist. Numrat flasin qartë, për një ekonomi në rritje dhe me një performancë të lavdërueshme. Kjo është produkt i disa politikave që kjo shumicë socialiste ka ndërmarrë. Vendosja e disa përparësive në një ekonomi, të investosh në një shoqëri, në sektorë të ndryshëm”, tha ai.