“PS kërkon dështim të Reformës”/ Xhaferaj për deklaratën e Alibeajt: Ai dhe Basha të ndajnë mendjen nëse do bëjnë opozitë apo jo

Më të fundit


Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferaj i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News komentoi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ku ky i fundit tha se Partia Socialiste kërkon dështimin e Reformës Zgjedhore.

Kjo deklaratë sipas Xhaferajt ishte pa logjikë, ndërsa tha se Alibeaj bashkë me Lulzim Bashën duhet të ndajnë mendjen nëse do bëjnë opozitë apo jo.

“Nuk është i përjashtuar dhe nuk ka logjikë. Një orë e më parë duhet që Basha me Alibejan të ndajë mendjen nëse do bëjnë opozitë apo jo. Nëse e kanë ndarë mendjen që do bëjnë opozitë, atëherë vijmë te logjika e fakteve. Nëse e kanë ndarë mendjen se do bëjnë opozitë, faktet na tregojnë se grupimi i ‘Rithemelimit’ në dy teste elektorale kanë dalë më mirë. Reforma Zgjedhore garanton palët dhe palë për të konkuruar në zgjedhje me shumicë votash është grupi i ‘Rithemelimit’. Palë për të konkurruar në zgjedhje është grupi i Rithemelimit, meqë ata e pranojnë se Rithemelimi ka më shumë vota, publikisht u them, ‘Tërhiquni nga përfaqësimi i Reformës Zgjedhore dhe të përcaktohet Oerd Bylykbashi dhe kush është në ‘Rithemelimi’ dhe t’i vendoset kusht që i vetmi kusht që në tërhiqemi është që listat të jenë të hapura. Unë nuk jam për të thënë se çfarë do Berisha por çfarë duan qytetarët, as Rama dhe Berisha nuk kanë dashur për tu rikthyer në Parlament. Unë jam këtu për të thënë se çfarë i duhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Unë jam për lista të hapura.”, tha ai. /abcnews.al



Skip to toolbar