PS mbledh sot kryesinë! Zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet e 14 majit

Më të fundit


Sot Partia Socialiste do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit! Kur duhen edhe 2 ditë nga përfundimi i afatit zyrtar të depozitimit të listave të kandidatëve, për kryebashkiakë apo anëtarë këshillash, ashtu siç u paralajmërua në mbledhjen e kaluar të kryesisë, socialistët do të caktojnë sot një listë përfundimtare për kandidatët që do të garojnë në zgjedhjet lokale. Mbledhja e kryesisë do të zhvillohet në orën 17:00.

Përmes burimeve Report Tv ka mësuar se Qarku i Tiranës do të mbetet i pandryshueshëm duke i dhënë shansin për rikandimim 5 kryebashkiakëve aktualë. Burimet bëjnë me dije se janë ende 6 kandidatë në pikëpyetje dhe që po shqyrtohen kandidaturat, midis tyre, Jorgo Goro kryebashkiaku i Himarës, kryebashkiaku i Divjakës Fredi Kokoneshi , kryebashkiaku i Kucovës Kreshnik Hajdari. Ende nuk informacion nëse do të ketë një mundësi tjetër për Fredi Kokoneshin në Divjakë dhe Rajmonda Balilajn në Patos. Ndërsa në bashkinë e Bulqizës ende nuk ka informacion pasi Lefter Alla, u shkarkua nga kryeministri Edi Rama për shkelje të rënda pas arrestimit nga SPAK.


Risi në këtë garë do të jetë kandidati Ermal Dredha i cili pritet të jetë emri i përzgjedhur i Edi Ramës për të zëvendësuar Dritan Lelin për Bashkinë e Vlorës. Ndërkohë që deputeti Besjan Ajazi do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit dhe një tjetër deputet që pritet të lëri mandatin për të sfiduar kundërshtarët në bashkinë e Shkodrës është Benet Beci. Sipas burimeve PS ka preferuar që në Bashkinë Librazhd  të futet në garë me një emër të ri, njëjtë do të veprohet edhe në Sarandë ku pjesë  e garës do të jetë kandidati Olti Caci. Po e njëjta formulë do të ndiqet në Krujë me kandidatin Redon Roshin, në Has me kandidatin Halit Mulaj, Konispol me kandidatin Erges Dule dhe Bashkia Peqin me kandidatin Bukurosh Maçi. Përveç Tiranës, 100% emra të konfirmuar do të jenë në 3 qarqe të tjera të rëndësishme, si në Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.

Bashkitë me pikëpyetjet më të mëdha

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime
Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar
Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje
Bashkia Divjakë-E papërcaktuar
Bashkia Patos – E papërcaktuar
Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Emrat e kandidatëve socialistë për kryebashkiakë që pritet të konfirmohen nga Kryesia e PS dhe bashkitë në dyshim

QARKU SHKODËR

Bashkia Shkodër  – Benet Beci

Bashkia Fushë-Arrëz – Franc Tuci

Malësi e Madhe – Tonin Marinaj

Bashkia Pukë – Gjon Gjonaj

Bashkia Vau i Dejës – Kristjan Shkreli

QARKU KUKËS

Bashkia Has –  Halit Mulaj

Bashkia Kukës – Safet Gjici

Bashkia Tropojë – Rexhe Byberi

QARKU LEZHË

Bashkia Kurbin  – Majlinda Cara

Bashkia Lezhë – Pjerin Ndreu

Bashkia Mirditë – Ndrec Deda

QARKU TIRANË

Bashkia Tiranë – Erion Veliaj

Bashkia Kamëz – Rakip Suli

Bashkia Kavajë – Redjan Krali

Bashkia Vorë – Blerim Shera

Bashkia Rrogozhinë – Edison Memolla

QARKU BERAT

Bashkia Berat – Ervin Demo

Bashkia Kuçovë – E papërcaktuar, priten ndryshime

Bashkia Poliçan – Adriatik Zotkaj

Bashkia Skrapar – Adriatik Mema

Bashkia Ura Vajgurore – E papërcaktuar, priten ndryshime

QARKU DIBËR

Bashkia Bulqizë – E papërcaktuar

Bashkia Peshkopi – Rrahim Spahiu

Bashkia Klos – Ilmi Hoxha

Bashkia Mat – Agron Malaj

QARKU VLORË

Bashkia Vlorë –  Ermal Dredha

Bashkia Selenicë – Dhimitër Kapaj

Bashkia Delvinë – Majilinda Qilimi

Bashkia Finiq – Kristo Kiço

Bashkia Himarë – Jorgo Goro, në pikëpyetje

Bashkia Konispol – Erges Dule

Bashkia Sarandë – Olti Caci

QARKU ELBASAN

Bashkia Elbasan- Gledian Llatja

Bashkia Belsh – Arif Tafani

Bashkia Cërrik – Andis Sala

Bashkia Gramsh – Besjan Ajazi

Bashkia Librazhd – Ermal Kurti ose Mariglen Disha

Bashkia Prrenjas – Nuri Belba

Bashkia Peqin-Bukurosh Maçi

QARKU FIER

Bashkia Fier – Armando Subashi

Bashkia Divjakë-E papërcaktuar

Bashkia Lushnje – Eriselda Sefa

Bashkia Mallakastër – Qerim Ismaili

Bashkia Patos – E papërcaktuar

Bashkia Roskovec – Majlinda Bufi

QARKU GJIROKASTËR

Bashkia Gjirokastër – Flamur Golemi

Bashkia Tepelenë – Tërmet Peçi

Bashkia Dropull – Dhimitraq Toli

Bashkia Këlcyrë – Klement Ndoni

Bashkia Libohovë – Leonard Hide

Bashkia Memaliaj  – Gjolek Guci

Bashkia Përmet  – Alma Hoxha

QARKU KORCË

Bashkia Korçë – Sotiraq Filo

Bashkia Kolonjë – Erion Isai

Bashkia Devoll – Eduard Duro

Bashkia Maliq – Gëzim Topçiu

Bashkia Pogradec – Ilir Xhakolli

Bashkia Pustec – Pali Kolefski

QARKU DURRËS

Bashkia Durrës  – Emiriana Sako

Bashkia Krujë – Redon Roshi

Bashkia Shijak – Elton Arbana




Skip to toolbar