PS propozon ndryshime për komisionet hetimore, Felaj: Thirrja për opozitën ra në vesh të shurdhër

Më të fundit


Deputetja e Partisë Socialiste Ermonela Felja ka prezantuar sot nismën ligjore të socialistëve për komisionet hetimore.

Sipas Felajt ato kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjin për Komisionet Hetimore.


‘Marrim praktikat më të mira ligjore të vendeve të Bashkimit Evropian, ligji që prej 21 vitesh. I bëmë thirrje opozitës për rishikimin e ligjit për komisionet hetimore, por ra në vesh të shurdhër. Rishikimi i ligjit për komisionet hetimore. Jemi kujdesur që të analizojmë të gjitha praktika më të mita ligjore dhe jo vetëm sa i takon komisioneve hetimore. Ligji për komisionet hetimore është marrë për model ligji gjerman. Ligji gjerman nuk është marrë i plotë. Ka pasur mangësi të dukshme.’– tha Felaj.

Kujtojmë se ngritja e komisioneve hetimore po përdoret nga Sali Berisha si kalë beteje për bojkotimin e punimeve të Kuvendit dhe kaosin e dhunën në sallën e seancave plenare dhe komisione.




Skip to toolbar