PS sondazhe me kandidatët e PD, krahason kryebashkiakët socialistë me kundërshtarët

AKTUALITET


Për më shumë se 4 orë, drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe të vendit raportuan të premten përpara kryeministrit Rama për situatën e kësaj force politike në zonën që mbulojnë dhe objektivat zgjedhorë për vendoret e 14 majit.

Në mbledhjen e parë të zhvilluar për këtë vit, kryesocialisti dhe drejtuesit politikë zgjodhën që të ishin të rezervuar në dhënien e informacioneve për mediat. Megjithatë, Euronews Albania ka mësuar se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe sondazhet, të zhvilluara për kryebashkiakët aktualë dhe kandidatët potencialë të selisë rozë.


Po ashtu, socialistët kanë marrë në shqyrtim edhe kundërshtarët, në të dy grupimet brenda Partisë Demokratike për të kuptuar nëpërmjet sondazheve se ku ndodhen kandidatët e tyre në raport me kandidatët e PD.

Nëpërmjet këtyre sondazheve, socialistët kanë krahasuar kryebashkiakët e tyre aktualë, por edhe kandidatët potencialë me kandidatët demokratë të dalë nga primaret dhe ata që priten të konfirmohen nga grupimi i Enkelejd Alibeajt.

Kur na ndajnë më shumë se 2 muaj nga afati përfundimtar për të regjistruar kandidatët në zgjedhjet lokale, partia socialiste do të vijojë këtë muaj një proces konsultimi brenda strukturave për zgjedhjen e kandidatëve.




Skip to toolbar