Pse amnistia nuk është njëlloj për të gjithë? Çupi: Nëse të gjithë të dënuarit do të konsiderohen si dikur armiq të popullit…

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi analizoi në “Real Story” arsyet pse amnistia penale nuk është njëlloj për të gjithë. Ai mori dhe një shembull, duke thënë se nëse të gjithë të dënuarit në SPAK do të konsiderohen si dikur armiq të popullit, kjo klimë do të sillte shumë rrezikshmëri në sensin social.

Sipas Çupit, ne jemi akoma në kohën kur SPAK-ut i kërkojmë të na zgjidh çdo problem.


“Çfarë e turbullon? E turbullon situatën në të cilën jemi, e cila do të ishte shumë e rrezikshme sikur entuziazmi, si të thuash morali i njerëzve do të ndikonte në vënien e drejtësisë. Cili është entuziazmi?

Entuziazmi është për SPAK-un. Tani nëse të gjithë të dënuarit në SPAK do të konsiderohen si dikur armiq të popullit, se është kjo klimë. Kjo është shumë e rrezikshme në sensin social, e dëmton për njerëzit që janë të panjohur me ligjin, e dëmton se dikush lirohet dhe dikush nuk lirohet. Kjo është gjëja e parë që ndodh.

E dyta ka një problem shumë të madh me shoqërinë që shoqëria nuk e vë re, as shoqëria politike dhe as shoqëria sociale nuk e vë re. Do të thotë se SPAK dhe njerëzit që janë dënuar në SPAK janë dënuar rishtas dhe nuk mund të presësh si të kishim një SPAK prej 20 apo 25 vjetësh, politika do fuste duart atje dhe atëherë do të ishte stazhornuar ideja dhe do të kishin dalë të qarta shumë gjëra. Ne jemi akoma në kohën kur SPAK-ut i kërkojmë të na zgjidh çdo gjë, çdo problem”, u shpreh ai./abcnews.al




Skip to toolbar