Pse mungon grupi Basha? Martin Leka: Opozita është e çorientuar dhe e paorganizuar!

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Martin Leka, foli për përçarjen e opozitës, si edhe qëndrimin e kreut të PD Lulzim Bashës lidhur me situatat politike të krijuara së fundmi dhe tensionet e zhvilluara në Kuvend.

Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se Basha duket se ka zgjedhur të qëndrojë larg. Më tej nënvizoi se opozita sot është jo vetëm e çorientuar, por edhe e paorganizuar.


“Në kuptimin etik politik dhe ligjor, vula i takon PD me kryetar Lulzim Bashës. Bardhi vazhdon, të jetë me një të ndenjur në një karrige me tjetrën në gjysmën e karriges tjetër. Ramës i intereson më shumë të ketë kundërshtar Berishën se sa Bardhin në PD. Këtu është problemi opozita. Padyshim që opozita është e çorientuar, por edhe e paorganizuar. Jo vetëm tek vota që rrjedhin… Sepse të gjithë thonë duhet të rrezojmë Ramën, por se si nuk dinë…”, tha ai.




Skip to toolbar