Pse PS-ja zgjodhi Metën president? Veliaj: I besoja naivisht, doja që e majta të mos përçahej

AKTUALITET


Kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, është i ftuar në “Real Story”, në “News 24”. Gjatë fjalës së tij ai foli për vlerësimin e bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit për ish-kreun e KED, Ardian Dovrani, por edhe pse Partia Socialiste ndihmoi në zgjedhjen e Ilir Metës si president i vendit

“Jam rritur në SHBA, e vlerësoj për lirinë, për faktin që ka një demokraci të fortë. Fakti që sot janë hapur gjyqe për ata që pushtuan Kapitolin tregon që ka një demokraci të fortë. Neve sot diskutojmë që dikush që kapet me bllok në dorë dhe dikush që është hedh në flakë një pyll, nuk gjykohet. Unë jam informuar si kryetar bashkie nga ambasadorja për këtë kontingjentin e trupave amerikane që kur u vendos data e zgjedhjeve. A do të jetë e vështirë kontestimi i zgjedhjeve? Do të jetë shumë e vështirë duke qenë se ushtria amerikane të jetë aty për qaramanë pas zgjedhjeve. Duhet të përgatitemi për fari play, ku humbësit i japin dorën njëri-tjetrit dhe ecim përpara”, tha Veliaj.


Më tej kryebashkiaku foli për zgjedhjen si president të Ilir Metës. Ai tha se e ka besuar me naivitet, pasi ka dashur që e majta dhe socialistët të mos përçaheshin.

“Ti ndajmë këto gjëra. Unë se kam përdorur politikisht (Vlerësimin e DASH për ish-kreun e KED Ardian Dvorani). Thash nuk e njoh dhe s’kam pasur probleme me drejtësinë ndonjëherë. Mesazhi i DASH ka vlerë më shumë qytetare, i thotë çdo djali dhe vajze që studion juridik, që ti nëse je i ndershëm, i drejtë, del kundër fuqive të kohës. Je konsistent në të drejtën e lirisë. Ndryshimi ndoshta nuk vjen nga të tutë, ama ia vjen të jesh i ndershëm pavarësisht reagimeve. Unë nuk e fsheh, unë kam qenë nga ata që kanë besuar naivisht. Ndoshta kam besuar naivisht por e kam bërë me gjithë zemër që e majta të mos përçahej më. Shqipëria është një vend i madh, beson tek ndihma më e vogël. Për kapriço, inate, të heqësh një grup të majtësh dhe t’i bashkosh me Saliun. Kam besuar se bashkimi i të majtës i bën mirë vendit.Ju referova momentit kur naivisht u investova në këtë ide të të majtës. Sali Berisha duke përdorur Ilir Metën ka përçarë të majtën dhe ishte koha për ta mbyllur këtë plagë. Në zgjedhjet e fundit LSI ka 14%, nuk është për t’u nënvlerësuar. Amerikanët çuan ekspeditën e tyre në mars këtë javë, ne diskutojmë akoma a do të kandidojë apo jo Sali Berisha. Enver Hoxha që i kujtuam rrëzimin e bustit iku nga kjo jetë 77-vjeç, Saliu kërkon 77-vjeç të vij sërish në pushtet”, përfundoi Veliaj.




Skip to toolbar