PSG nuk heq dorë nga Ronaldo, Leonardo takohet me agjentin e CR7

AKTUALITET


PSG përgatitet për një goditje të madhe: Cristiano Ronaldo! Ky është titulli i “Le10Sport” duke rikthyer edhe një herë zërat që flasin për një largim të portugezit nga Juventus. Nuk është hera e parë që në Francë flasin për një kalim të tillë, sa herë CR7 nuk është i kënaqur me ekipin torinez qarkullon një lajm i tillë. 

Le10sport

Pas eliminimit nga 1/8 e Champions League ishte e pritshme që në Francë të hapin edhe një herë këtë çështje madje “FootMercato” flet për një takim ndërmjet Leonardos, drejtori teknik i PSG dhe agjentit të Ronaldos, Jorge Mendes. Në të njëjtën linjë është edhe “France Football” sipas së cilës Ronaldo i ka kërkuar agjentit të tij të shoh mundësitë për një transferim tjetër, në një ekip që realisht i ka mundësitë të fitoj në Champions League. 


France Football

CR7 nuk e ka ndarë mendjen se do të largohet por sigurt në kokën e tij qarkullon shpesh ky opsion. Nga ana e tyre drejtuesit e Juves ia kanë bërë të qartë Ronaldos se ai mbetet në qendër të projektit, sipas mediave italiane ishte pikërisht portugezi ai i cili vendosi veton për largimin e Sarrit.




Skip to toolbar