Punimet në linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, ARRSH: Bllokohet qarkullimi në Rrashbull

AKTUALITET


Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit për shkak të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.

Segmenti rrugor pranë Rrashbullit do të jetë i bllokuar nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme deri në 05:00 të mëngjesit të nesërm, 23 shkurt. ARRSH sqaron ndër të tjera se qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur vetëm nëpërmjet rrugës kryesore Tiranë-Durrës.


“Njoftim! Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull.

Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje. njoftin ARRSH.




Skip to toolbar