Punimet në Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet, tregon se kur përfundon autostrada

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga punimet që po kryen në autostradën Tiranë-Durrës.

Ky aks rrugor prej disa muajsh i është nënshtruar rikonstruksionit dhe do të zgjerohet me korsi të reja, çka ka shkaktuar radhë të gjata për qytetarët në të dyja anët e tij.

Kreu i qeverisë bën me dije se projekti është në gjysmë të tij, çka nënkupton që trafiku në këtë aks të rëndësishëm do të vijojë dhe për disa muaj.“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar