Punonjësi hap zjarr mbi kolegët, 12 të vrarë në Virginia

AKTUALITET


Të paktën 12 vetë u vranë dhe disa u plagosën gjatë të shtënave masive në një ndërtesë qeveritare në shtetin e Virxhinias.

Policia tha se i dyshuari, një punonjës i qytetit është shkaktar i sulmit.


I armatosuri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur u vra në një shkëmbim me armë zjarri me policinë.

Sulmi filloi pak pas orës 16:00  në Qendrën Komunale të Virginia Beach, në një zonë qeveritare. Menjëherë policia nisi evakuimin e punonjësve.

“Një nga viktimat u qëllua jashtë në një makinë, dhe pjesa tjetër e viktimave u gjetën në tre kate të ndërtesës qeveritare”, tha shefi i policisë James Cervera.

“Katër oficerë hynë në ndërtesë dhe e gjetën personin e armatosur brenda dhe “e neutralizuan atë menjëherë”, tha shefi Cervera.

Shefi i policisë tha se vendi i krimit ishte “i tmerrshëm” dhe mund të “përshkruhej më mirë si një zonë lufte”.

Ndërkaq identitetet e 12 viktimave dhe ai i autorit të sulmit ende nuk është bërë i ditur.




Skip to toolbar