Putin: Gjobë dhe burg për përhapje të lajmeve të rreme për këdo, përfshirë mercenarët e Wagner!

BOTA


Presidenti rus, Vladimir Putin , ka nënshkruar një ligj që parashikon përgjegjësi penale dhe administrative, me dënime nga pesë deri në shtatë vjet burg, deri në 15 për rastet më të rënda, për ata që kryejnë veprime publike që synojnë diskreditimin për çdo pjesëmarrës në operacionin ushtarak special (siç e quan Moska pushtimin e Ukrainës,) duke përfshirë njësi vullnetarësh, organizatash ose personash që ndihmojnë forcat e armatosura ruse.

Për sa i përket pjesës administrative, dispozita parashikon gjoba për personat ose subjektet për të njëjtën shkelje të cilat mund të arrijnë deri në 500,000 rubla (rreth 6,000 euro).


Në rastin e përhapjes së lajmeve të rreme me vetëdije, dënimi është deri në pesë vjet, por nëse vepra ka “pasoja të rënda” , dënimi do të variojë deri në 15 vite, gjobë deri në 1.5 milion rubla ose dënim me vdekje.

Agjencia ruse theksoi se deri më tani kodi penal parashikonte, pas miratimit të ligjit përkatës pothuajse një vit më parë, dënime deri në maksimum 15 vjet vetëm për ata që diskreditonin forcat e armatosura.

Në fakt, censura tani është shtrirë edhe në milicitë mercenare që veprojnë Ukrainë duke përfshirë grupin Wagner.




Skip to toolbar