Putin: Perëndimi po na çon drejt luftës bërthamore dhe asgjësimit të qytetërimit

BOTA


“Gjithçka që po sajon Perëndimi çon me të vërtetë në kërcënimin e një konflikti me armë bërthamore dhe rrjedhimisht në asgjësimin e qytetërimit”.  Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin, në fjalimin e tij drejtuar kombit të tij në dy dhomat e parlamentit rus.

Ai paralajmëroi gjithashtu se pasojat e vendosjes së trupave aleate në Ukrainë do të ishin “tragjike”.


“Ata filluan të flasin për mundësinë e dërgimit të kontingjenteve ushtarake të NATO-s në Ukrainë, por le të kujtojmë fatin e atyre që dikur dërguan trupa në territorin e vendit tonë. Por tani pasojat për ndërhyrësit e mundshëm do të jenë shumë më tragjike”, tha Putin.


Fjalimi vjen dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale, në të cilat Putini pritet të fitojë një mandat tjetër gjashtëvjeçar.

Fillimisht nisi me luftën në Ukrainë, ku Putin tha se “operacioni special ushtarak që Rusia po kryen në Ukrainë është një luftë e drejtë për sigurinë dhe sovranitetin” e Moskës”.

Moska, nënvizoi Putin, “nuk do të lejojë askënd të ndërhyjë në punët e saj të brendshme”.

Ndër të tjera, shtoi ai, “shumica absolute e rusëve mbështesin operacionin special ushtarak” dhe “luftëtarët e dinë se i gjithë vendi është me ta”.

Për më tepër, sipas presidentit rus, “Perëndimi donte të bënte me Rusinë njësoj siç bëri me Ukrainën, për të sjellë mosmarrëveshje dhe për ta dobësuar atë nga brenda, por ai e llogariti gabim”.

Në Ukrainë, “Forcat e Armatosura Ruse po përparojnë me besim në drejtime të ndryshme”, shtoi ai, duke nënvizuar se “aftësitë luftarake të Forcave të Armatosura Ruse janë rritur shumë herë”.

Sa i takon ekonomisë, Putin u shpreh se ajo “ka provuar të jetë fleksibël dhe e qëndrueshme”.

Ai vlerësoi punën e kompanive vendase “të cilat rritën prodhimin për të përmbushur nevojat e ushtrisë”.

“Kompanitë ruse kanë dërguar miliarda rubla gjatë dy viteve për të mbështetur ushtrinë ruse”, theksoi presidenti.

Më tej ai tha se në konfliktin në Ukrainë, forcat ruse përdorën dy lloje raketash hipersonike: Kinzhal, të lëshuar nga avionët dhe Zirkon, të lëshuara nga anijet.




Skip to toolbar