Putin: Potenciali për konflikt botëror po rritet, për shkak të Perëndimit

BOTA


Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se dëshira e Perëndimit për të ruajtur dominimin e tij në skenën botërore është fajtore për rritjen e rreziqeve të një konflikti të mundshëm.

“Potenciali për konflikt në botë po rritet dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e përpjekjeve të elitave perëndimore për të ruajtur me çdo mjet dominimin e tyre politik, financiar, ushtarak dhe ideologjik”, tha Putin.


Ai i bëri këto komente në një video-mesazh për një samit të ministrave të mbrojtjes nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait dhe një grup vendesh ish-sovjetike.

“Ata qëllimisht shumëfishojnë kaosin dhe përkeqësojnë situatën ndërkombëtare”, tha Putin.

Ai gjithashtu akuzoi Perëndimin për “shfrytëzimin” e Ukrainës dhe përdorimin e popullit të saj si “ushqim për top”.




Skip to toolbar