Putin: Rusia është gati për bisedime me Ukrainën, por…

BOTA


“Rusia nuk ka refuzuar kurrë të negociojë me Ukrainën – ndryshe nga Kievi – por tani është e nevojshme të kuptohet se me kë mund të bëhet biznes dhe kush është i besueshëm atje”.

Kështu u , u tha presidenti Vladimir Putin gazetarëve rusë që e shoqëronin në vizitën e tij në Kinë, shkruan Tass.


Ai kujtoi se Moska “kurrë nuk refuzoi të negociojë”, ishin politikanët në Kiev ata që “u tërhoqën nga procesi i negociatave” sapo trupat u tërhoqën nga Kievi.

“Ne u mashtruam edhe një herë,” tha Putin.

“Tani duhet të kuptojmë se me kë duhet të bëjmë biznes dhe si. Kujt dhe deri në çfarë mase mund t’i besojmë. Dhe, sigurisht, tani po analizojmë gjithçka që po ndodh në këtë rrugë.”

Putin kujtoi se kur trupat ruse ishin pranë Kievit, partnerët perëndimorë këmbëngulën në tërheqjen e tyre./abcnews.al




Skip to toolbar