Putin takohet me kryediplomatin kinez në Moskë

BOTA


Kryediplomati kines ka zhvilluar një vizitë në Moskë. Wang Yi është takuar me homologun e tij rus Sergei Lavrov.

Në këtë vizitë ai është takuar edhe me presidentin rus Vladimir Putin.


Ndërkohë Kina është gjendur në një rrugë delikate sa i përket marrëdhënieve të saj me Rusinë, kjo për shkak të luftës në Ukrainë.

Presidenti rus thotë se marrëdhëniet me Kinën kanë ecur shumë mirë, duke shtuar se të dy vendet mund të arrijnë nivele të reja të tregtisë këtë vit, duke shtuar se situata ndërkombëtare ka qenë e vështirë.




Skip to toolbar