Qarkorja e PD, Braçe: A ja vlen të pengoni zgjedhjet për organizatën e dhunës PD-LSI?!

AKTUALITET


Mbrëmjen e të hënës mediat, përfshirë dhe Realstory.al, publikuan një Qarkore e cila u tha se ishte e Partisë Demokratike, por kjo e fundit u shpreh për Realstory.al se nuk kishte dalë prej saj, megjithatë mbetet ende në verifikim. Megjithatë, përmbajtja e Qarkores ishte e rëndë, ajo u kërkonte militantëve të nisin aksionin për bllokimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke përfshirë tubime masive në rrugë të qyteteve dhe fshatrave, por duke shmangur përballjet fizike me militantët e PS-së, por pranohej përballja me policinë. Pas publikimit të saj, ka ardhur dhe reagimi i parë nga radhët e mazhorancës. Zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka shkruar një koment në rrjetet sociale, ku shkruan se Partia Socialiste do të jetë aty më 30 qershor për të drejtën e votës.

“Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shtetit dhe sulmoni kolonat bazë të shtetit që ju paguan. Ne do të jemi aty për të drejtën e votës! Është Kushtetuese kjo, është e drejtë e fituar dhe nuk e tjetërson dot kërkush. Jo, jo e jo! Por askush tjetër që dështon e nuk fiton kurrë dot një garë pa pushtet, pa polici, pa gjykatën e tij, askush tjetër që dështon të mbajë veten, lëshuar prej panikut të drejtësisë së re”, shkruan Braçe.


Braçe vijon më tej duke u shprehur i qartë, se kush do të guxojë të pengojë 30 qershorin, përballjen do ta ketë me ligjin. Për më tepër, Erion Braçe, paralajmëron se kushdo që do të pengojë zgjedhjet në emër, të asaj që ai e quan “organizatë e dhunshme PD-LSI”, pasojat do ti ketë dhe më të rënda. “Nga përballja me ligjin vjen; burgu, madje burgu i gjatë nëse pengoni zgjedhësit të votojnë, pra pamundësoni votimet. 7 vite burg. Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi përjetë. Madje madje, nëse këtë e kryeni në kuadër të “organizatës së dhunshme PD-LSI”, nuk do ju ngelet më asgjë, zer, duke nisur nga plaçka që keni vënë.

Ndaj, në fund, Erion Braçe u bën dhe një pyetje retorike, atyre, sipas tij, do të guxojnë të kryejnë akte të pengimit të zgjedhjeve më 30 qershor. “A ja vlen? Unë them jo! A i keni parë bizneset e këtyre të Qarkores? A i keni parë deklarimet e tyre të pasurisë? Po fëmijët a ua keni parë kund, i mbajnë këtu apo jashtë vendit? Kaq sillni në mendje, sa të pabarabartë jeni me ta dhe sa të pabarabartë do jeni kur ligji të bjerë fort mbi ju e jo mbi ta! Ditë të mirë”, shkruan numri dy i qeverisë.




Skip to toolbar