“Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lerë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD”, kështu u shpreh Ibsen Elezi në emisioni “Real Story” në ABC News.
Gjatë intervistës, ai theksoi se qëllimi i vetëm i ish-kryeministrit është mbrojtja e tij dhe e familjes së tij.
“Zoti Berisha ka një betejë, që është me familjen e vet dhe mbrojtja e familjes së vet. Berisha po bën aktin më të rëndë, do të lejë njollën më të madhe të shkatërrimit të PD.
Berisha po gatuan zhbërjen e Partisë Demokratike. Objekti i Saliut është për të qëndruar në Parlament. Zoti Berisha nuk bën llogari për 2029”, tha më tej Elezi.