Qëlloi me armë të dashurën dhe pastaj veten, çfarë postonte në TikTok 34-vjeçari

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën këtë të martë ku një 34-vjeçar, i identifikuar si Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri partneren e tij Anila Prendushi, dhe më pas ka vrarë veten.

44-vjeçarja ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë për jetën.

Ajo ishte e divorcuar prej 6 vitesh nga bashkëshorti më të cilin kishte 3 fëmijë, ndërsa prej 5 vitesh bashkëjetonte me Manajn.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, por në rrjetet sociale çifti dukej i lumtur.

Në profilin e tij në TikTok, autori Kolë Manaj, kishte postuar një kolazh të fotove me partneren e tij, ku të dy shfaqeshin shumë të afërt. 



Skip to toolbar