“Qëndro i fortë, trim”, Von der Leyen në mbështetje të Zelenskyt pas takimit me Trump

BOTA


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas dështimit të negociatave dhe përplasjeve të forta mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump, të cilat u zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë.

Von der Leyen, duke shprehur mbështetje të fortë për Zelensky, shkroi në llogarinë e saj në X: “Dinjiteti juaj nderon guximin e popullit ukrainas. Qëndro i fortë, trim dhe i patrembur. Kurrë nuk jeni vetëm, i dashur president Zelensky. Do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.”

Ky mesazh i presidentes von der Leyen vjen pas tensioneve të krijuara mes liderëve të Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës, pas komenteve të Trump për politikën amerikane ndaj Ukrainës dhe luftës kundër Rusisë.Reagimi i von der Leyen thekson mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Europian për Ukrainën në këtë periudhë të vështirë dhe angazhimin e vazhdueshëm për një zgjidhje paqeje.



Skip to toolbar