Qeveria ka gati ligjin për kanabisin, kultivuesit do pajisen me leje 15-vjeçare

AKTUALITET


Kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabisin në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë dhe mund të sigurojnë licencën për mbjelljen e bimës për të paktën 15 vite.

Qeveria ka gati draftin ligjor që legalizon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, siç thuhet në këtë projektligj.


Ligji ngre një agjenci që do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet. Brenda kësaj agjencie do të ngrihet një komision me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme.

Subjekti që fiton licencën e kultivimit e gëzon atë për 15 vite me të drejtë rinovimi. Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar është nga 5 deri në 20 hektarë.

Me të njëjtën licencë mund të mbillet kanabisi deri në 80 hektarë, nëse parcelat janë ngjitur me njëra tjetrën. Nëse nuk janë kufitare, atëherë kërkohet licencë e re.




Skip to toolbar