“Qytetarët na besojnë”/ Gjylameti në “Real Story”: PS, 20 mandate në Tiranë

Më të fundit


Kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit dhe fushata e partive bëhet edhe më intensive.

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Blerina Gjylameti foli jo vetëm për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por edhe garën në Tiranë.

Ajo tha se për Tiranën synojnë 20 mandate.“Në synojmë 20 mandate për Tiranën. Është objektiv serioz por mendoj që do të arrihet. Mendoj që është edhe një përgjegjësi shumë e madh”, u shpreh ajo.

Gjithashtu komentoi edhe situatën në opozitë, duke thënë se më shumë rëndësi ka ajo se çfarë ofron Partia Socialiste, duke shtuar se nga takimet në terren kuptohet qartë që qytetarët besojnë te PS.

“Në më shumë se çfarë janë ata, duhet të shohim se çfarë jemi ne. Në kur shkojmë tek qytetarët shkojmë me një llogaridhënie, dhe votohemi për çfarë kemi dhënë. Nga diskutimet me njerëzit kemi kuptuar se presin që të mbahen premtimet”, u shpreh më tej Gjylameti.



Skip to toolbar