Raketat në Poloni/ Rama: Shqipëria, seriozisht e shqetësuar! Keni mbështetjen tonë 

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur territorin e Polonisë.

Nëpërmjet një postimi në twitter, Rama ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen ndaj Polonisë.


“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë”-i ka shkruar Rama kryeministrit polak.Kujtojme se dy raketa ranë sot në Poloni, duke goditur lokalitetin Przewodów, afër kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona. Sipas burimeve polake dhe amerikane nëse konfirmohet sulmi rus do të ishte hera e parë që raketat e Putin sulmojnë në territorin e NATO-s.




Skip to toolbar