Rakipllari: Përtej fitores së Kurtit, ndëshkim i elitës së vjetër që s’pranoi të reformohet.

AKTUALITET


Drejtori i Informacionit në televizionin ‘’News24’’, Robert Rakipllari i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës e ka konsideruar rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë si një ndëshkim të elitës së vjetër politike që s’pranoi të reformohet.

Z.Rakipllari thotë se ky mesazh u dha edhe 2 vite më parë, në zgjedhjet e 2019 por elita e vjetër nuk e kuptoi dhe tani pësoi goditjen e radhës.


Sipas tij, ky është vetëm një moment morali në Kosovë pasi të gjitha shoqëritë me traditë demokratike u ndodh diçka e tillë kur në pushtet vijnë populistët.

Sa i përket Vjosa Osmanit, z.Rakipllari thotë se është pa sens kalimi i saj nga LDK në Vetëvendosje që tregon se ajo ka ambicie vetëm për pushtet duke paralelizuar një situatë të ngjashme në Shqipëri sikur Jozefina Topalli të kalonte e dyta në listën e PS pas Ramës.

‘’Tani, mendoj se 2-3 mesazhe janë nga këto zgjedhje. E para njëherë, fakti që Kosova bën zgjedhje të lira, më të mira se ne nuk është lajm. Kosova për shkak të traditës të një shteti tjetër, nuk e ka kaluar komunizmin si ne, me kulturë ndryshe nga ne. Ka bërë zgjedhje më të lira e normale. Kjo ishte pjesë si një cikël i zgjedhjeve të kaluar. Nuk ka pasur ndonjëherë dhunë apo probleme të rënda me zgjedhjet siç ka Shqipëria.

Ka një traditë tjetër. Këto zgjedhje nuk mund të themi që janë risi. Këto zgjedhje për shkakt ë faktitqë Thaçi, Veseli, Krasniqi janë në Hagë për shkak se LDK ka një lider që nuk del dot në publik. Pushtetin e ka Mustafa, dhe kandidat Hoti. Zgjedhjet e kaluara ishte Osmani, dhe u fsheh që do ishte kjo. E panë qytetarët që pushtetin në LDK e ka Isa Mustafa. As Osmani, as Hoti nuk e ka, e ka zotëria që është me patericë. Qytetarët e kanë kuptuar.
Zgjedhjet në Kosovë, një nga mesazhet është ndëshkimi i elitës së vjetër në Kosovë që nuk pranoi të reformohet. Komandantët apo partizanët siç e kishim në në ’44 dhe sa qëndruan më vonë.
Elektorati i Kosovës e dha mesazhin që para 2 viteve, duke mos ia dhënë pushtetin Vetëvendosjes, por parti e parë. Mesazhin e dhanë, por nuk e kuptuan. Thaçi e Veseli në Hagë, dhe vunë kandidat një që nuk ishte lider. Haradinaj ka gjithë jetën kryetar i asaj partie, e merr 7% vota. Nuk kishte alternativë.
Për më tepër se fitore e Kurtit, ishte ndëshkim i elitës së vjetër të Kosovës që nuk pranoi mesazhin e parë që elita të reformohej. Të gjitha shoqëritë demokratike kalojnë në moment moral, kur në pushtet vijnë populistë. Është e njohur. Është Tsipras në Greqi, Macron në Francë, 5 Stelle në Itali.
Këto janë fenomene populiste, momente ciklike, që nuk zgjasin. Janë momente që ndëshkohet ajo pala. Përveçse kaq, ka dhe një element tjetër që Osmani që ishte kryeministre apo kandidate siç ishte LDK, kalon në listën e kundërshtarit politik të majtë. Pa sens, ka bindje kjo? Mund të themi që vetëm ambicie për pushtet, kjo do vetëm pushtetin. Si Jozefina Topalli të jetë në listën e PS pas Ramës. Janë disa fenomene bashkë që e bëjnë të gjitha këto atë revolucionin me vota që ndodhi dhe solli Kurtin. Të flasim se çfarë mund të bëjë Kurtin, sa mundësi ka, flasim më vonë por kaq kam mundësi të flas. Moment moral i Kosovës. ‘’- tha Rakipllari.




Skip to toolbar