Rama – Abazoviç krah njëri tjetrit nis mbledhja e dy qeverive

AKTUALITET


Nis mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi

Mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi nisi sot në ndërtesën e re të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.


Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave të kabinetit që e shoqëron u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i Malit të Zi Driran Abazoviç.

Pas përfundimit të seancës së përbashkët mes qeverive, e cila po zhvillohet aktualisht kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç do të nënshkruajnë Deklaratën e Përbashkët dhe Marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe  Dritan Abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.




Skip to toolbar