Rama, akuza të rënda prokurorëve: Me trupat e tyre mbrojnë dosje ulëritëse të evazionit fiskal!

AKTUALITET


Në një takim me pensionistët në qytetin e Durrësit, kryeministri Edi Rama ngriti akuza të rënda ndaj Prokurorisë së Tiranës, duke thënë se po mbulohen dosje ulëritëse të evazionit fiskal ndaj bizneseve.

Rama tha se sipërmarrësit e kanë Prokurorinë në xhep, e cila sipas tij, i mbron nga referimi që ka bërë administrata për evazion fiskal ndaj tyre, shkruan Rama.

“Keni dëgjuar ndonjëherë që një sipërmarrës të merret i pandehur për evazion? Mendoni ju se administrata nuk i ka identifikuar disa prej tyre? I ka identifikuar dhe ia ka referuar edhe Prokurorisë së Tiranës, por janë mbuluar me trupat e prokurorëve dosje ulëritëse të evazionit fiskal, të cilët e kanë Prokurorinë në xhep sepse unë nuk gjej asnjë shpjegim tjetër.

Ligji e ruan rendin, por nëse ligji nuk vepron për këtë kategori si për të gjithë të tjerët, ne kemi një problem të madh. Prandaj është jo e lehtë, por ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Për këtë, ne do të bëjmë digjitalizimin e transaksioneve, si dhe një tjetër mekanizëm që po e vëmë në funksion me inteligjencën artificiale”, u shpreh Rama.



Skip to toolbar