Rama: Askush s’e ka kuptuar rajonin më mirë se sa kancelarja gjermane

Më të fundit


Ashtu siç ishte parashikuar, kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Që në nisje të fjalës së tij Rama tha se sot është një ditë e bukur dhe e trishtuar, pasi përkon me vizitën e Merkel, por edhe nga ana tjetër është vizita e saj e fundit që bën në Tiranë në detyrën e kancelares.


Sipas Ramës, kancelarja gjermane ka bërë shumë për Ballkanin, por dhe se është e vetmja që njeh më mirë rajonin.

“Do të them që kjo është njëkohësisht një ditë e bukur për ne dhe një ditë e trishtuar. Është një ditë e bukur sepse kemi privilegjin që të presim në Tiranë një mike të ballkanit, të shqiptarëve dhe popujve të këtij rajoni. Është dhe ditë e trishtuar, pasi në një farë mënyrë kjo është dhe vizita e lamtumirës së Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë. Besoj se askush nuk ka bërë për këtë rajon pas kapërcimit të luftës më shumë se sa kancelarja gjermane. Ajo që është akoma më e rëndësishme, është se askush nuk e ka kuptuar këtë rajon më mirë se sa kancelarja gjermane. Me kancelaren është gjithmonë një problem se nuk i ka qejf fjalimet me shumë fjalë të bukura, por njëkohësisht është shumë e sinqertë edhe shprehja e fjalëve më të mira lidhur me çka ajo bëri duke iniciuar procesin e Berlinit, një proces i cili është një vizion largpamës, jo thjesht për të kaluar një fazë disa vjeçare, por për ta parë të ardhmen të gjithë së bashku. Përtej të gjitha rezultateve konkrete, në aspekt me fushatë që mbulon ky proces, ku me rëndësi është vendosja e një fushe bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe sensin e të ardhmes së përbashkët.”, tha ai.




Skip to toolbar