Rama: Asnjë pakt nuk do të ketë me pedagogët! Bëjnë protesta si skutha për të çuar ujin në çorbën e rublave , ‘non gratave’ dhe spiunëve

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama nga Gjirokastra është shprehur se nuk do të ketë asnjë pakt  me pedagogët të cilët prej ditësh kanë dalë në protestë.

Në fjalën e tij, Rama tha se nuk do të ketë asnjë pakt me pedagogët duke shtuar se këto të fundit kanë mundësi që të punojnë dhe në universitetet private.


Më tej kreu i qeverisë theksoi se do të ketë vetting për  pedagogët që punojnë  në universitete private dhe nuk deklarojnë pagën.

“Nuk mund të dalësh e të bësh protestë dhe të mos bësh mësim, në një kohë që paga është rritur. Pedagogët kanë mundësi të dyta duke punuar edhe në universitete private. Një pjesë e pedagogëve nuk deklarohen nga universitetet private, për këtë çështje do të bëjmë vetting.

Bëjnë protesta për të çuar ujin në çorbën e rublave , ‘non gratave’ dhe spiunëve.  Kush po i shantazhon. Të bësh protesta si skuth. Asnjë pakt nuk ka me ta, puna jonë nuk është të bëjmë pakte pas shpinës suaj”- tha Rama.

Prej disa ditësh pedagogët janë ngritur në protestë, ku ndër të tjera kërkojnë rritje të pagave. Në lidhje me këtë kërkesë të tyre, kryeministri Edi Rama u shpreh një ditë më parë se nuk e mbështet këtë protestë.

Në fjalën e tij me rektorët e universiteteve private dhe publike në vend, ai tha se koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniformë sepse e kërkojnë sindikatat, ka mbaruar.




Skip to toolbar