Rama batuta me Rakip Sulin: Sistemo, mos i lër asnjë presje revolucionit

Më të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Bathore të Kamzës ku vizitoi shkollën dhe kopshtin “Halit Çoka” të rindërtuar pas tërmetit.

Kreu i qeverisë gjatë vizitës së tij nuk la pas as sugjerimet për kreun e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.


Kur ky i fundit tha se është bërë revolucion me arsimin, kreu i ekzekutivit, pati kritikat e tij për sheshin përpara shkollës.

Rakip Suli: Unë do thosha revolucion nga çerdhja kopshti dhe shkollat, Bashkia Kamëz do jetë me standarde të jashtëzakonshme.

Edi Rama: Që të mos i lemë revolucionit asnjë presje, ky sheshi këtu është mirë të sistemohet. Edhe kjo, asfalt këtej! Një sistemim i vogël i këtij sheshit, fol me kompaninë, një gjë e vogël është kjo. Kjo pastrohet, vihen dy shkallë aty bëhet një gjë tamam. Është gjynah! Këtë po ta them unë ty se…

Në Kamëz po ndërtohen 21 pallate të reja, mbi 300 njësi individuale dhe 14 shkolla.