Rama: BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat e huaja lidhur me samitin e BE-Ballkani perëndimor që po zhvillohet në Tiranë.

Rama tha se BE ka nevojë për Ballkanin po aq sa ka nevojë Ballkanin për vendet e unionit.


“Kjo është e jashtëzakonshme,. Është diçka që edhe ai me imagjinatën më guximtare nuk do kishte përfaqësues çdo ndodhte. Po ndodh. Është sinjal i fortë i vetëdijes së be se BE ka nevojë për BP po aq sa BP ka nevojë për BE.

Kjo është shumë e rëndësishme. Deri dje kishim një mot si në BE, por nuk mund t’iu mirëprisnim me atë mot dhe sollëm diellin për ju. Shpresoj që ta vlerësoni”, tha Rama.

Rama në fjalën për mediat pasi priti liderët e Bashkimit Evropian nuk i kurseu edhe batutat.

“Ka një ndryshim shumë të madh dinamika në Shqipëri dhe Kosovë. Këetu është si ‘Rock and Roll’ ndërsa në Bruksel simfoni klasike. Ka një energji tjetër Ballkani”, tha Rama.




Skip to toolbar