Rama dhe Begaj në OKB/ Presidenti dhe Kryeministri një javë bashkë në New York

AKTUALITET


Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm do të udhëtojnë në mes të muajit për në Amerikë.

Bajram Begaj, Edi Rama, dhe sipas planit, edhe Olta Xhacka, do të shkojnë në Nju Jork, aty ky zhvillohen punimet e përvitshme të Asamblese se pergjithshme si dhe te forumeve të tjera të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për hir të Presidencës së Këshillit të Sigurimit, të cilin një vend i vogël si Shqipëria e merr për herë të dytë, në 14 shtator është parashikuar që ministrja Olta Xhacka, të drejtojë mbledhjen me fokus ngritjen e një rrjeti për ndihmat humanitare.

Pak ditë më pas, në 20 shtator, mbledhjen e liderëve botërore në Këshillin e Sigurimit do ta drejtojë Edi Rama, si kryeministër i vendit që merr presidencën. Për momentin kjo konsiderohet një nga mbledhjet më të rëndësishme, me fokus Ukrainën ku do të marrë pjesë edhe Volodimir Zelenski.

Por në selinë e OKB-së do të jetë edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke e bërë Shqipërinë me gjasë të vetmin vend që përfaqësohet ne nivel te tille, president dhe kryeminister ne mbledhjet e okb.

Tradita e shqiptarëve ka qenë e tillë që një vit në OKB shkonte kreu i shtetit e tjetrin kryeministrit.  Gjate viteve te konfliktit berisha topi, kjo u kthye edhe ne nje perplasje protokollesh. Por nuk eshte ky rasti i Rames dhe begajt.

Do të jetë Presidenti Begaj i cili do të mbajë fjalen ne emer te shqiperise në Asamblenë  e Përgjithshme në 21 shtator, hera e parë që ai personalisht ngjitet një podiumi të këtij niveli.

Për gati një javë, vendi do të ketë si autoritete më të larta, dy zonja: kryetaren e Kuvendit dhe Zëvendëskryeministrin. Si gjithmonë shpresat janë, që vendi të jetë më i qetë, në kohën që ai drejtohet nga gratë.



Skip to toolbar