Rama: Do presim krahë hapur gjithçka që vjen nga Franca

AKTUALITET


Kryeministri, Edi Rama gjatë konferencës për mediat, së bashku me presidentin e Francës, Emmanuele Macron, është shprehur ndër të tjera se në Shqipëri do të pritet krahë hapur çdo gjë që vjen nga Franca.

Rama shtoi se ne jemi pro-francez, sepse kjo do të thotë të jesh etalion i qënies pro-evropiane.


Ai shtoi se kur Franca vjen në Shqipëri nuk do të thotë vetëm para, por edhe njohje, kulture e dituri.

Rama: Sot jemi në një situatë të ndryshme, shumë m pozitive. Dua të falenderoj edhe për vizitën në Shqipëri, sepse përtej vizitës, përtej momenteve shumë të bukur, ka pasur një vijim që na prekur dhe na ka habitur shumë sepse ka gjera që po ndodhin, projekte. Eshtë ekselenca franceze që po mbërrin në Shqipëri dhe tani kemi një horizonte të ri të punës së përbashkët, ku kanë nisur investime të mëdha për dy parqet fotovoltaike të Rajonit dhe disa projekte të tjera, këto falë mbështetjes tëndë

Duam të bëjmë më shumë, jam si sigurtë që do të bëjmë më shumë dhe do të presim krahë hapur gjithcka që vjen nga Franca.

Përpiqem ti the kolege, që kur Franca mbërrin,  nuk është vetëm çështje parash ,po një çështje njohje kulture dhe diturie.

Jemi pro-francez, sepse të jesh kështu do të thotë të jesh etalion i qënies pro-evropiane , s’mund të jesh pro evropian dhe të mos jesh pro francez.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, do të na hapë dyert të reja për të pasur edhe më shumë Francën në Shqipëri.




Skip to toolbar