Rama: Edhe pse pakkush e beson, me Kurtin kemi sinergji të plotë dhe qeshim jo pak

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive e ka nisur duke treguar se si është marrëdhënia e tij me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas Ramës, “edhe pse pak kush e beson, kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”.


“Shprehjen e kënaqësisë për këtë moment dua ta bëj duke falënderuar Albinin dhe të gjithë ju, por në veçanërisht Albinin dhe duke e thënë publikisht dhe në sy të atyre që na ndjekin që është një kënaqësi e veçantë edhe pse pak kush e beson që kur ne takohemi kemi një sinergji të plotë dhe qeshim jo pak”, tha Rama.




Skip to toolbar