Rama flet për lehtësimet e javës së ardhshme

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama paralajmëroi pasditen e sotme se është duke planifikuar një lehtësim të kohës së lejuar për lëvizje jashtë banesave dhe për automjetet, duke shtuar se njëkohësisht, shkelësit e kufizimeve do të ndëshkohen jo vetëm me gjoba por edhe me burg

Duke lehtësuar fashën orare apo duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve për punë të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet dhe nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetet e tyre private atëherë duhet të rrisim fort sanksionet për ata që do ta shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë dhe duhet të shkojmë ndoshta në heqje lirie (burg), për dikë për shembull që e merr makinën për të shkuar në punë, por e përdor për të transportuar njerëz të tjerë”, – tha Rama në njëdalje në facebook që po vazhdon me argumente të tjera.

Rama tha se ky ndryshim gjithsesi është duke u diskutuar dhe në orët në vazhdim pritet të kthehet në vendim. Kreu i qeverisë parashikon që këto ndryshime t’i shpallë të dielën për hyrje në fuqi të hënën që vjen.



Skip to toolbar