Rama: Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë përfundon brenda këtij viti

AKTUALITET


Kryeministri, Edi Rama ka njoftuar se brenda këtij viti do të përfundohet Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë.

Në një postim në “Facebook”, Rama shprehet gjithashtu se përgjatë 2024 do të hapen kantiere të reja në shkolla, duke përfshirë terrene sportive dhe palestra, për të modernizuar infrastrukturën shkollore me standarde bashkëkohore.


“Gjimnazi “Isa Boletini” në Vorë është një nga shkollat që i përfundojmë brenda këtij viti, me financimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me pushtetin vendor.Përgjatë 2024, hapim kantiere të reja në shkolla, duke përfshirë terrene sportive dhe palestra, për të modernizuar infrastrukturën shkollore me standarde bashkëkohore”, shkruan Kryeministri Rama në “Facebook”.




Skip to toolbar