Rama ironi me Bashën: Rrapushi i ri i zbukuruar si dhëndër, Meta e Berisha …

Më të fundit


Kur na ndajnë vetëm 10 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Lezhë, ku po zhvillon një takim me elektoralin e tij. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë renditi disa nga ‘plagët’ që mori Shqipëria, siç ishte tërmeti dhe pandemia.

Kryeministri nuk i kursye ironitë për rivalin e tij politik, Lulzim Basha, që sipas tij është një Rrapush i ri, i veshur si dhëndër. Mes të tjerash ai tha se shkësit e nuses janë Ilir Meta dhe Sali Berisha.


“Po ja dalim çdo ditë që të kthejmë në banesa të reja familje. Po kthejmë në shkolla nxënësit. Po ia dalim që të ngrihemi nga kjo goditje shumë më të fortë, më të vetëdijshëm për të vërtetën e thjeshtë që shqiptarët kur duan që t’i çojnë gjërat deri në fund, s’ka gjë që i ndal. Këtu ata ë nuk janë 20 vjeç, e kujtojnë shumë mirë, por këto janë ditët për të kujtuar se çfarë ndodhi kur Rrapush Xhaferiri u shfaq ne jetën tonë, bashkë me Suden dhe Vebiun, me bekimin e Saliut. Çfarë ndodhi kur ky profeti me kamina nga pas pritjen me këngë e valle, dhe i shtruan sheqer, siç i shtruan Lulit kur erdhi në Lezhë. Iu thoshte shqiptarëve; ça keni? Unë jam këtu. Do i zgjidh hallet tuaja. Ju s’keni pse lodheni. Ju rrini nëpër kafe dhe bëni jetën tuaj, mjafton që të më jepni një dhe unë dy. Fundi ishte që më jep 1 të jap dy, u bënë dy gishta mu në sy që qëruan një popull të tërë. Si mund t’i besohet sot një Rrapushi të ri, i veshur dhe i zbukuruar si dhëndër që ka dalë për nuse me një tabor nusesh, Njëri nga shkesët duket, tjetri s’duket (Berisha). Ai iu thotë njerëzve; do ju jap lekë.”, tha Rama.




Skip to toolbar